Nga Shqipëria në Zvicër, Gen Z në protesta, eksperti gjerman analizon pakënaqësitë e të rinjve shqiptarë dhe evropianë

Nga Shqipëria në Zvicër, Gen Z në protesta, eksperti gjerman analizon pakënaqësitë e të rinjve shqiptarë dhe evropianë

Nga Shqipëria në Zvicër, Gen Z në protesta, eksperti gjerman analizon pakënaqësitë e të rinjve shqiptarë dhe evropianë

Protestat e të rinjve në Shqipëri, Zvicër, Serbi dhe vende të tjera kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve të gjeneratave. Eksperti gjerman Rüdiger Maas thotë se, pavarësisht se të rinjtë po dalin në rrugë në shumë shtete, arsyet dhe kërkesat e tyre ndryshojnë dukshëm nga një vend në tjetrin.

Sponsor 3M Express

Në një intervistë për mediumin zviceran Watson, Maas ka folur edhe për protestat e të rinjve në Shqipëri, duke theksuar se demonstruesit shqiptarë i kanë shpjeguar lëvizjet e tyre përmes pakënaqësisë ndaj qeverisë dhe opozitës, të cilat i akuzojnë për korrupsion.

Sipas tij, të rinjtë që kanë protestuar në Shqipëri nuk e identifikojnë veten domosdoshmërisht me të majtën apo të djathtën politike, por e vendosin në plan të parë patriotizmin, krenarinë kombëtare dhe të ardhmen e vendit.

Maas ka treguar se gjatë kontakteve me protestuesit shqiptarë ka dëgjuar kërkesa për ndryshim politik, duke përfshirë largimin e qeverisë së Edi Ramës, por edhe kundërshtimin ndaj opozitës.

Ai ka krahasuar protestat në Shqipëri me ato në Zvicër dhe Gjermani, ku, sipas vlerësimit të tij, kërkesat e një pjese të të rinjve janë më shumë të përqendruara te interesat personale, si ruajtja e standardit të jetesës, mundësia për të blerë një shtëpi dhe kundërshtimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Në anën tjetër, në vende si Serbia, Madagaskari dhe Nepali, eksperti vëren se protestat janë orientuar më shumë drejt ndryshimeve që prekin të gjithë shoqërinë, përfshirë qasjen në energji elektrike, ujë të pijshëm dhe mundësi më të mira për jetesë.

Duke folur për gjeneratën Z, Maas ka kritikuar atë që e konsideron si mungesë të kërkesave të qarta në disa prej protestave të Evropës Perëndimore, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, lëvizjet bëhen më efektive kur përqendrohen në pak kërkesa konkrete dhe ushtrojnë presion të drejtpërdrejtë për ndryshim.

Ai ka theksuar gjithashtu se rrjetet sociale luajnë rol të rëndësishëm në mobilizimin e të rinjve, por mund të ndikojnë edhe në radikalizimin e protestave dhe në mënyrën se si publiku i percepton ato.

Intervista vjen në një kohë kur protestat e gjeneratës Z po shfaqen në vende të ndryshme të botës, ndërsa pakënaqësitë ndaj institucioneve, korrupsionit dhe perspektivës ekonomike po marrin forma të ndryshme nga një shtet në tjetrin./Telegrafi/

Lexo edhe

Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal

Vetaksident në magjistralen Besi të Prishtinës, vetura përfundon në kanal

Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

OpenAI arrin vlerësimin marramendës prej 1.25 trilion dollarësh

OpenAI arrin vlerësimin marramendës prej 1.25 trilion dollarësh

Nga Shqipëria në Zvicër, Gen Z në protesta, eksperti gjerman analizon pakënaqësitë e të rinjve shqiptarë dhe evropianë | Momenti