Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

Rama vazhdon me ftesat për dialog me protestueit, kësaj radhe i fton në ‘tryezë’ online

Edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog me protestuesit.

Këtë herë ai nuk ka nxjerrë tryezën e gurtë para godinës së kryeministrisë, por ka ndarë me ndjekësit link-un e platformës së re, folmekm.al, të cilën e prezantoi të premten.

Sponsor 3M Express

“Mirëmëngjes dhe me pasqyrën e Dialogut në telefonin apo kompjuterin tuaj, ju uroj një të diel të paqtë ”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Fol me Kryeministrin” u prezantua nga Rama, si një platformë e hapur 24 orë, përmes së cilës çdo qytetar mund të komunikojë dhe të ndajë mendimet e tij me Kryeministrin dhe qeverinë.

Duke iu referuar klimës së protestave, Rama tha se teknologjia krijon një mundësi të re për komunikim të drejtpërdrejtë, shkëmbim informacioni dhe opinionesh, përmes një skuadre të dedikuar që do të ndjekë ndërveprimet në platformë.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

VIDEO/ Sulmi në Krakov, momenti kur makina ndalon në mes të kryqëzimit dhe 25-vjeçari hap zjarr ndaj kalimtarëve

VIDEO/ Sulmi në Krakov, momenti kur makina ndalon në mes të kryqëzimit dhe 25-vjeçari hap zjarr ndaj kalimtarëve

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për investimet kapitale: A mund ta përmendni një projekt të madh të përfunduar?

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti për investimet kapitale: A mund ta përmendni një projekt të madh të përfunduar?

Vazhdojnë punimet për rregullimin e instalimeve nëntokësore në dy rrugë të Rahovecit

Vazhdojnë punimet për rregullimin e instalimeve nëntokësore në dy rrugë të Rahovecit