Aktori i njohur amerikan rrëfen për luftën në Kosovë, ja çfarë detaje tregon

Aktori i njohur amerikan rrëfen për luftën në Kosovë, ja çfarë detaje tregon
Aktori dhe komediani Rob Riggle, për American Veterans Center ka rrëfyer përvojën e tij gjatë shërbimit ushtarak në Kosovë, duke kujtuar luftën dhe krizën humanitare të vitit 1999 në vendin tonë dhe ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s. Sipas tij, kriza në Kosovë erdhi pas zhvillimeve në Shqipëri dhe shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve […]

Aktori dhe komediani Rob Riggle, për American Veterans Center ka rrëfyer përvojën e tij gjatë shërbimit ushtarak në Kosovë, duke kujtuar luftën dhe krizën humanitare të vitit 1999 në vendin tonë dhe ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Sipas tij, kriza në Kosovë erdhi pas zhvillimeve në Shqipëri dhe shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve etnikë nga Kosova nga forcat serbe.

“Kur shpërtheu kjo krizë, me serbët që dëbonin shqiptarët etnikë nga Kosova, u krijua një krizë humanitare në kufirin e Shqipërisë dhe Maqedonisë, si dhe në vendet e tjera përreth”, tregoi aktori holivudian.

Ai kujtoi se misioni i parë ku mori pjesë ishte humanitar, në kuadër të operacionit të përbashkët “Shining Hope”, i cili kishte për qëllim përballimin e krizës së refugjatëve.

Më pas, sipas tij, ShBA-ja dhe NATO-ja nisën fushatën ajrore kundër forcave serbe, me synimin për t’i detyruar ato të tërhiqeshin nga Kosova.

“Po zhvillonim një fushatë bombardimesh, Shtetet e Bashkuara së bashku me NATO-n, për t’i dëbuar serbët nga Kosova dhe për të ndalur avancimin e tyre drejt jugut. Dhe kjo funksionoi”, rrëfeu ai.

Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së paqes, Rob tregon se forcat ndërkombëtare hynë në Kosovë për të garantuar sigurinë.

Kosova u nda në sektorë të ndryshëm të administruar nga forcat ndërkombëtare, përfshirë sektorin amerikan, britanik dhe francez, ndërsa ai përmend edhe praninë ruse.

Vlen ta theksojmë se Rob Riggle është një aktor amerikan, komedian dhe ish-oficer i Ushtrisë së ShBA-së. Ai u bë i njohur në “Saturday Night Live” dhe si korrespondent në “The Daily Show”, dhe pos tjerash njihet për rolet në filmat si “Step Brothers”, “The Hangover” dhe “21 Jump Street”.

Lexo edhe

Kelmendi: Sipas burimeve, një seancë është thirrur për në orën 23:00

Kelmendi: Sipas burimeve, një seancë është thirrur për në orën 23:00

Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

Aktori i njohur amerikan rrëfen për luftën në Kosovë, ja çfarë detaje tregon | Momenti