Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit

Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit
Ish-kryetari i Aleancës dhe deputeti, Ramush Haradinaj, ka dalë në konferencë për media, menjëherë pas asaj që ka mbajtur kryeministri i vendit, Albin Kurti. Haradinaj sërish ka bërë thirrje që të votohen ndryshimet e Ligjit për Specialen, duke i quajtur si lojë deklaratat dhe veprimet e Kurtit. Ai ka thënë se në lexim të parë […]

Ish-kryetari i Aleancës dhe deputeti, Ramush Haradinaj, ka dalë në konferencë për media, menjëherë pas asaj që ka mbajtur kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Haradinaj sërish ka bërë thirrje që të votohen ndryshimet e Ligjit për Specialen, duke i quajtur si lojë deklaratat dhe veprimet e Kurtit.

Ai ka thënë se në lexim të parë ky ligj ka marrë 91 vota, përfshirë edhe ato të VV-së dhe sipas tij, është e pandershme që kjo çështje të mbetet në gjysmë.

“Këtë ligj në lexim të parë e kanë votuar edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, që e ka ish-shefin e grupit parlamentar në burg. Është vërtetë lojë me ndjenja të shqiptarëve, të patriotëve, sjellja e Kurtit me këto kushtëzimet e tij për këtë ligj. Nuk ka asgjë morale, as kombëtare e as njerëzore. Loja e tij prej orës në orë, prej konferencës në konferencë, me ligjin që është i 91 deputetëve që e kanë votuar me nder në lexim të parë është e pandershme me lënë në gjysmë. Të gjitha temat kanë rëndësi, nuk e mohojmë një gjë të tillë, por nuk është në rregull me u tallë me këtë ligj. Ky ligj nuk është i një partie politike”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka ftuar deputetët që të kthehen në Kuvend dhe që të votojnë pro këtij ligji.

“Ejani në kuvend ta kryejmë ligjin. Nëse humbim kohë, vërtetë është diçka e pafalshme. Ju bëj thirrje kthehuni në seancë dhe kthehuni ta votojmë këtë ligj se është i të gjithë neve.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Kelmendi: Sipas burimeve, një seancë është thirrur për në orën 23:00

Kelmendi: Sipas burimeve, një seancë është thirrur për në orën 23:00

Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

Monika Lubonja: Kam dashur dhe besuar dikë – s’kam dhënë pëlqim tё filmohem

Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

Prani e madhe e njësive speciale të Policisë pranë Qeverisë

Haradinaj pas konferencës së Kurtit: VV-ja e ka ish-shefin e GP në burg, e pandershme mosvotimi i ligjit | Momenti