Në Cyrih organizohet manifestim përkujtimor në nderim të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në Cyrih organizohet manifestim përkujtimor në nderim të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Në Cyrih organizohet manifestim përkujtimor në nderim të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih do të mbajë një manifestim përkujtimor në 37-vjetorin e rënies së heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të konsullatës, manifestimi do të organizohet të dielën, më 8 nëntor 2026, duke filluar nga ora 15:00, në ambientet e këtij institucioni, në adresën Eugen-Huber-Strasse 21A, 8048 Zürich, shkruan Telegrafi.

Aktiviteti do t’i kushtohet jetës, veprës dhe sakrificës së dy heronjve për lirinë e Kosovës, me synimin për të nderuar kujtimin dhe kontributin e tyre.

Po ashtu, përmes këtij manifestimi synohet që te brezat e rinj të përcillen vlerat e atdhedashurisë, qëndresës dhe sakrificës për liri.

Me këtë rast, Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve, përfaqësuesve të shoqatave shqiptare dhe të gjithë të interesuarve që t’i bashkohen manifestimit, për të nderuar së bashku kujtimin e heronjve të kombit./Telegrafi/

Lexo edhe

Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

Skandal me llogarinë bankare të Përparim Ramës, banka konfirmon qasjen e paautorizuar dhe njoftimin e autoriteteve

Kurti dhe Cassis diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Kurti dhe Cassis diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Zvicër

Të premten bojkotohet mësimi në “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkak gjendja e rëndë higjienike

Të premten bojkotohet mësimi në “Ismail Qemali” në Prishtinë, shkak gjendja e rëndë higjienike

Në Cyrih organizohet manifestim përkujtimor në nderim të heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu | Momenti