“Në asnjë moment”, EULEX-i mohon raportimet se një polic i tyre ia drejtoi armën familjarëve të Jakup Krasniqit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas raportimeve të disa mediave se një pjesëtar i Policisë së EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, gjatë vizitës së tij në paraburgim.

Sponsor 3M Express

Përmes një komunikate, EULEX-i i ka cilësuar këto raportime si të pabazuara, duke i mohuar kategorikisht pretendimet për trajtim të papërshtatshëm të armëve të zjarrit nga zyrtarët e tij, gjatë ofrimit të mbështetjes logjistike dhe operative për Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e Krasniqit.

Misioni ka sqaruar se bëhet fjalë për një vizitë në paraburgim, e cila ishte realizuar për arsye të domosdoshme humanitare.

“EULEX-i thekson fuqishëm se zyrtarët policorë të misionit nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt, në asnjë moment”, thuhet në reagim.

Tutje, EULEX-i ka theksuar se armët e zjarrit që përdoren nga personeli i tij trajtohen në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

Reagimi i misionit vjen pas raportimeve mediatike se një pjesëtar i EULEX-it ia kishte drejtuar armën një familjari të Jakup Krasniqit gjatë vizitës së këtij të fundit në shtëpinë e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Pesë të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë në dy aksione policore

Pesë të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë në dy aksione policore

Dioni zbulon favoritët për fitore në BBVK 5: Mendoj se do ta fitoj…(VIDEO)

Dioni zbulon favoritët për fitore në BBVK 5: Mendoj se do ta fitoj…(VIDEO)

Superspektakli BBVK 5: Sonte del një banor, por a ka hyrje të re? (VIDEO)

Superspektakli BBVK 5: Sonte del një banor, por a ka hyrje të re? (VIDEO)