Pesë të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë në dy aksione policore

Pesë të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë në dy aksione policore

Pesë të arrestuar, sekuestrohen drogë dhe armë në dy aksione policore

Në operacionin e parë, të zhvilluar në Prishtinë, Gjakovë dhe në Pikën e Kalimit Kufitar në Mutivodë, janë arrestuar katër persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, njofton policia.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, njësitë në Prishtinë dhe Gjakovë, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Policinë Kufitare.

Sponsor 3M Express

Gjatë kontrolleve në lokacione të ndryshme, policia ka sekuestruar 14 kilogramë e 815 gramë substancë që dyshohet të jetë marihuanë, dy revole, 62 fishekë, 9 mijë e 120 euro, 350 franga zvicerane, dy vetura, katër telefona mobilë dhe një peshore digjitale.

Katër të dyshuarit, me inicialet S.B., F.B., N.I. dhe Gj.Z., me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq, në një operacion të dytë në Mitrovicën e Jugut, hetuesit policorë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme narkotike.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar 51.2 gramë substancë që dyshohet të jetë kokainë, një peshore, dy telefona mobilë dhe 1 mijë e 155 euro, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kane zbulon futbollistin që e sheh si fitues të Topit të Artë në vitin 2027

Kane zbulon futbollistin që e sheh si fitues të Topit të Artë në vitin 2027

Policia publikon video nga dy operacione, arrestimi i pesë personave – sekuestrohen drogë, armë dhe para

Policia publikon video nga dy operacione, arrestimi i pesë personave – sekuestrohen drogë, armë dhe para

Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse e kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi

Zajkova: Nuk më intereson kush janë prindërit e dhunuesit në Ohër, nëse e kanë ndihmuar, duhet të mbajnë përgjegjësi