Ndryshon pozitë Suad Murati në Policinë e Kosovës, a është emëruar në krye të Krimit të Organizuar? Policia flet per Sinjalin

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se togeri Suad Murati ka ndryshuar pozitën brenda Policisë së Kosovës, pasi vetë ai e kishte konfirmuar këtë lëvizje, pa dhënë detaje se cilin sektor do ta udhëheqë.

Sponsor 3M Express

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, nga e cila ka marrë një përgjigje lidhur me sistemimin dhe caktimin e zyrtarëve policorë në pozita të ndryshme.

Në përgjigjen e saj, PK-ja ka bërë të ditur se këto ndryshime bëhen në bazë të udhëzimeve administrative, procedurave ligjore, nevojave për plotësimin e strukturës organizative dhe planifikimeve të personelit.

“Policia e Kosovës (PK), bazuar në udhëzimet administrative dhe procedurat e parapara ligjore, si dhe bazuar në nevojat e plotësimit të strukturës organizative dhe planifikimeve të personelit policor, bën sistemimin/caktimin e zyrtarëve policorë në detyra/pozita të caktuara”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Tutje, PK-ja thekson se është organizatë dinamike dhe se vazhdimisht bën caktime e emërime të personelit në pozita të ndryshme, varësisht nga nevojat operacionale dhe riorganizimi i brendshëm.

Megjithatë, në përgjigjen e saj, Policia nuk ka dhënë sqarime konkrete nëse Murati është caktuar në krye të Njësisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, siç është raportuar në media.

Ndryshe, gjatë dy vjetëve të fundit, Suad Murati kishte qenë udhëheqës i Sektorit Rajonal të Hetimeve në Policinë e Gjilanit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Kaos te Ferrari në Las Vegas, Leclerc përplas Hamiltonin dhe ndëshkohet me 10 sekonda

Kaos te Ferrari në Las Vegas, Leclerc përplas Hamiltonin dhe ndëshkohet me 10 sekonda

Një banesë në Ferizaj bëhet shkrumb e hi, banorët për mbi dy orë e kaluan natën jashtë (VIDEO)

Një banesë në Ferizaj bëhet shkrumb e hi, banorët për mbi dy orë e kaluan natën jashtë (VIDEO)

Sot derbi i madh anglez Liverpool-Man UTD, debuton Pochettino

Sot derbi i madh anglez Liverpool-Man UTD, debuton Pochettino