Greva në Belgjikë: Anulohen pothuajse të gjitha fluturimet të hënën

Greva në Belgjikë: Anulohen pothuajse të gjitha fluturimet të hënën

Greva në Belgjikë: Anulohen pothuajse të gjitha fluturimet të hënën

Kompania belge e kontrollit të trafikut ajror Skeyes ka njoftuar se të hënën, nga ora 07:00 deri në 21:00, nuk do të mund të ofrojë shërbime të rregullta të kontrollit të trafikut ajror. Shkak është pjesëmarrja e kontrollorëve ajrorë në grevën kundër masave të kursimit të qeverisë belge.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit, numri i punonjësve në dispozicion nuk do të jetë i mjaftueshëm për të garantuar funksionimin e sigurt të trafikut normal ajror.

Aeroporti i Brukselit, më i madhi në Belgjikë, ka paralajmëruar se shumica e fluturimeve hyrëse dhe dalëse do të anulohen.

Ndërkohë, Aeroporti i Charleroi ka njoftuar se trafiku ajror do të pezullohet plotësisht gjatë gjithë ditës. Ky aeroport është një nga qendrat kryesore evropiane të kompanisë ajrore me kosto të ulët Ryanair.

Autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të kontrollojnë paraprakisht statusin e fluturimeve të tyre me kompanitë ajrore dhe të mos nisen drejt aeroportit pa marrë informacionet përkatëse.

Skeyes ka bërë të ditur se shërbimet minimale për emergjencat dhe fluturimet kritike për sigurinë do të vazhdojnë të jenë të disponueshme.

Greva kundër politikës së kursimeve të qeverisë

Greva është pjesë e një proteste mbarëkombëtare kundër masave shtrënguese të qeverisë së kryeministrit Bart De Wever, e cila synon të kursejë rreth 10 miliardë euro gjatë viteve të ardhshme për të ulur deficitin buxhetor.

Kryeministri De Wever po përballet me negociata të vështira me partnerët e koalicionit për miratimin e një buxheti të ri që përfshin masa të konsiderueshme kursimi.

Në fillim të këtij muaji, pas dështimit të negociatave, ai kishte ofruar dorëheqjen, por mbreti Philippe nuk e kishte pranuar atë, duke i dhënë më shumë kohë për të arritur një marrëveshje.

Ndërprerjet e së hënës pritet të prekin mijëra udhëtarë dhe të shkaktojnë probleme të konsiderueshme në transportin ajror në Belgjikë dhe më gjerë në Evropë.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi

Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi

Rektori i UP-së u përgjigjet studentëve, zotohet për rishikimin e programeve dhe adresimin e problemeve me kodin QR