Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të ryshfetit

Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të ryshfetit

Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të ryshfetit

Një zyrtar ka përfunduar në pranga, i cili dyshohet për tri vepra penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, ‘’Marrja e ryshfetit’’ dhe ‘’Zbulimi i fshehtësisë zyrtare’’.

Sponsor 3M Express

Lidhur me aksionin, detaje ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është N.A.

“Sipas të dhënave fillestare të hetimit, rasti ka të bëjë me dyshimet për veprat penale që lidhen me zbulimin e fshehtësisë zyrtare, apo informatave zyrtare lidhur me prona të caktuara, personave të pa autorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit. Këto veprime dyshohen se janë kryer me qëllim të tjetërsimit të pronave, vlera e të cilave dyshohet të jetë shumë e madhe”, thuhet në njoftim.

“Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë (DHKEK). Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rastit”.

Lexo edhe

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Armenisë në Forumin në Varshavë

Konjufca takohet me ministrin e Jashtëm të Armenisë në Forumin në Varshavë

Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së, u shpreh mbështetjen institucionale

RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

RUBIKON sonte: Çfarë pushteti dhe çfarë opozite kemi tash?

Ndalohet një zyrtar për zbulim të informatave lidhur me prona në këmbim të ryshfetit | Momenti