Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash

Situata në Tiranë është tensionuar këtë të diel, pasi Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur pranë Kryeministrisë.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, forcat policore kanë përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë për të larguar qytetarët nga sheshi.

Ndërhyrja policore ka zgjatur rreth dhjetë minuta, kohë gjatë së cilës forcat e rendit kanë arritur ta zbrazin hapësirën para Kryeministrisë.

Pas ndërhyrjes, protestuesit janë shpërndarë në drejtim të lumit Lana dhe parkut të Tajvanit.

Megjithatë, sipas raportimeve, një pjesë e protestuesve kanë nisur të rimblidhen, duke bërë që situata të mbetet e tensionuar.

Deri në këto momente, nuk ka informacione të konfirmuara për persona të lënduar apo të arrestuar gjatë ndërhyrjes.

Protestat në Shqipëri kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa studentët dhe qytetarët po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësi për korrupsionin, kushtet në arsim dhe situatën ekonomike.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë pesë ditëve të para të protestave janë lënduar gjithsej 272 persona, përfshirë 169 policë, 82 protestues dhe 21 kalimtarë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet

Prishtina rrezikon të humbasë kompetencat policore, Qeveria përgatit ndryshime – ja çfarë përfshihet

Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Protestat në Tiranë, anulohet vizita e Ramës në Vjenë

Si po ju duket Elijona si nuse?

Si po ju duket Elijona si nuse?

Aksion i madh policor në Tiranë, sheshi para Kryeministrisë zbrazet brenda 10 minutash | Momenti