Sipas Doganës, rregullat INCOTERMS janë standarde ndërkombëtare të publikuara nga Oda Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC), të cilat ndihmojnë në qartësimin e përgjegjësive të palëve dhe në shmangien e keqkuptimeve gjatë realizimit të marrëveshjeve tregtare.
Versioni INCOTERMS 2020 përfshin 11 rregulla të përdorura në tregtinë ndërkombëtare, të përshtatshme për mënyra të ndryshme transporti.

Një nga ndryshimet kryesore krahasuar me versionin e vitit 2010 është zëvendësimi i termit DAT (Delivered at Terminal) me DPU (Delivered at Place Unloaded), duke qartësuar se vendi i dorëzimit mund të jetë çdo vend i dakorduar, jo vetëm një terminal.
Dogana thekson se rregullat INCOTERMS nuk e zëvendësojnë kontratën e shitblerjes, por shërbejnë si pjesë plotësuese e saj, kur palët pajtohen për zbatimin e tyre.
Sipas njoftimit, njohja dhe zbatimi i drejtë i këtyre rregullave ndihmojnë bizneset të kuptojnë më mirë përgjegjësitë e tyre, të planifikojnë kostot dhe të menaxhojnë rreziqet që lidhen me lëvizjen e mallrave përtej kufijve.
Dogana e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në informimin e publikut dhe komunitetit të biznesit, duke promovuar transparencën, zbatimin e legjislacionit dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.
Burimi: RTKLive




