Napoli po kalon një moment të vështirë pas humbjes së fundit ndaj Venezias, e cila ishte e pesta në nëntë ndeshje nën drejtimin e Massimiliano Allegrit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti Aurelio De Laurentiis ka mbetur i befasuar nga disa vendime të trajnerit, ndërsa kriza e skuadrës po bëhet gjithnjë e më shqetësuese.
Problemi nuk lidhet vetëm me rezultatet, por edhe me paraqitjet e ekipit, që sipas raportimit po shfaq mungesë energjie, motivimi dhe agresiviteti në fushë.
Zgjedhja për të nisur ndeshjen ndaj Venezias me Giovane dhe Lucca në sulm konsiderohet një rrezik që Allegri e pagoi shtrenjtë. Trajneri nuk mund të bënte shumë për lëndimin e Alissonit, por vendimi për ta aktivizuar Luccan nga minuta e parë në një ndeshje që Napoli duhej ta fitonte me çdo kusht është vënë në pikëpyetje.
Pas ndeshjes, Allegri u përpoq të mbronte skuadrën, duke theksuar se Napoli kishte regjistruar 29 goditje dhe kishte gabuar një penallti.




