“Mysafiri i paftuar” viziton shtëpinë e zviceranes, kamera e vendosur në tualet e nxori në pah

“Mysafiri i paftuar” viziton shtëpinë e zviceranes, kamera e vendosur në tualet e nxori në pah
U kthye nga pushimi pas pesë jave, por, jo çdo gjë që kishte lënë aty, ishte në vend. Një lexuese e 20Minuten, i shkroi gazetës duke i treguar një ndodhi që i ndodhi në shtëpi, ku pa disa “qime të panjohura” në tualetin e saj. E kjo çudi, e bëri atë që të vendoste një […]

U kthye nga pushimi pas pesë jave, por, jo çdo gjë që kishte lënë aty, ishte në vend.

Një lexuese e 20Minuten, i shkroi gazetës duke i treguar një ndodhi që i ndodhi në shtëpi, ku pa disa “qime të panjohura” në tualetin e saj.

E kjo çudi, e bëri atë që të vendoste një kamerë në këtë pjesë, për të parë se kush është “mysafiri i paftuar” që po e viziton, transmeton Telegrafi.

Dhe pamjet, ia nxorën të vërtetën në pah.

Një mi kishte hyrë në shtëpi dhe po shëtitej, duke alarmuar vajzën e cila kishte kërkuar ndihmë në institucione në komunën e Luterbach, Solothurn, aty edhe ku jeton.

Më pas, komuna kishte dal me një njoftim ku bëri thirrje që të ndërtohen edhe tubat për minj, në mënyrë që ata mos të kalojnë në ambientet shtëpiake. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Ambasadori i BE-së për Britaninë: Topi është në fushën e Londrës për të ardhmen e marrëdhënieve

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

Tre “gladiatorët” e Kosovës: Vojvoda, Dellova e Krasniqi nuk humbën asnjë minutë në katër ndeshje

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt

1,449 gjoba dhe 32 aksidente në një javë në rajonin e Ferizajt