Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku u miratua themelimi i një grupi punues për mbështetjen institucionale në mbrojtje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Sponsor 3M Express

Mungesa e saj nxiti reagimin e deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, e cila kërkoi shkarkimin e ministres së Drejtësisë.

“GËRVALLA DUHET TË SHKARKOHET!”, ka shkruar Musliu, duke kërkuar që shkarkimi i saj nga kabineti qeveritar të jetë i menjëhershëm.

Sipas deputetes së PDK-së, Gërvalla mungoi edhe ditën kur u votua Ligji për Dhomat e Specializuara.

“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e çlirimtarëve, mungesa e ministres së Drejtësisë nuk është thjesht mungesë në një mbledhje. Është goditje ndaj besueshmërisë së angazhimit shtetëror”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka vlerësuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së kërkon seriozitet dhe përgjegjësi shtetërore, duke shtuar se një ministre që mungon në momente të tilla nuk mund të vazhdojë ta ushtrojë këtë përgjegjësi.

“Gërvalla ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë, prandaj duhet të shkarkohet!”, ka përfunduar Musliu.

The post Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

Seancë me dyer të mbyllura ndaj Gani Gecit, gazetarja jep detaje (VIDEO)

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Viktor Buzhala emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Ministri gjerman i Financave: Konfliktet tregtare po dëmtojnë prosperitetin global

Ministri gjerman i Financave: Konfliktet tregtare po dëmtojnë prosperitetin global

Musliu kërkon shkarkimin e Gërvallës: Ka zgjedhur të jetë në anën e kundërt të historisë | Momenti