Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri

Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri

Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar projektbuxhetin e prezantuar nga Qeveria e Kosovës, duke thënë se ai nuk reflekton premtimet dhe zotimet që kryeministri Albin Kurti ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, Mushkolaj ka thënë se qytetarët duhet të kërkojnë llogari për shpenzimin e parasë publike, veçanërisht për importin e energjisë elektrike, për të cilin Kosova ka shpenzuar qindra miliona euro edhe në vitet e fundit.

Sponsor 3M Express

Ai ka theksuar se duhet të ketë përgjigje se çfarë ka ndodhur me premtimet për sektorin energjetik dhe sektorët e tjerë.

“Mos të harrojmë energjinë, se për energji, jo vetëm sivjet që pritet të harxhojmë qindra miliona, por edhe viteve të fundit kemi harxhuar qindra miliona për import. Kështu që ne duhet me ditë se ku po shkojnë paret tona. Se çka ka ndodhur me premtimet për sektorin energjetik, sikurse çka ka ndodhur me premtimet dhe zotimet për sektorët e tjerë”, ka deklaruar Mushkolaj.

Sipas tij, projektbuxheti nuk i reflekton zotimet e Qeverisë as për vitin e ardhshëm dhe as në projeksionet për vitet 2028 dhe 2029.

Mushkolaj ka vlerësuar se gjatë fushatës zgjedhore Kurti ka dhënë premtime të mëdha, të cilat, sipas tij, nuk janë përfshirë në planifikimet buxhetore.

Ai ka kritikuar edhe mënyrën e qeverisjes së Kurtit, duke thënë se puna e tij në ekzekutiv është përqendruar kryesisht në dy ministri.

“Nëse e shohim mënyrën se qysh është qeverisur deri tash, mendoj që kryeministri Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri, me ministrin Hekuran Murati, se i është dashur se qysh me i bërë paret me shpërnda pare te qytetarët. Dhe ka qeverisur me Xhelal Sveçlën, me idenë e veriut. Në sektorët e tjerë Albin Kurti nuk ka qeverisur”, ka thënë Mushkolaj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

Jose Mourinho shpallet trajneri i muajit tetor në La Liga

Kurti në Paris, diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Kurti në Paris, diskuton edhe për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Haradinaj reagon pas vizitës së serbëve në Pejë dhe Deçan: Kush ua dha lejen?

Mushkolaj kritikon Qeverinë: Deri tani Kurti ka qeverisur vetëm me dy ministri | Momenti