José Mourinho është shpallur trajneri më i mirë i muajit tetor në La Liga, pas rezultateve të shkëlqyera të Real Madridit nën drejtimin e tij.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë La Liga, e cila ka njoftuar se trajneri portugez e ka fituar këtë çmim për sezonin 2026/27.
Real Madridi e përfundoi muajin tetor me bilanc të përsosur, duke fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluara në kampionat.
Skuadra madrilene mposhti Villarrealin me rezultat 1:0, Sevillën 4:1, ndërsa triumfoi edhe në El Clásico ndaj Barcelonës me shifrat 2:1.
Mourinho u përzgjodh në votimin përfundimtar, duke lënë pas Pellegrino Matarazzon e Real Sociedadit dhe Diego Simeonen e Atletico Madridit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




