Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet

Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet

Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet

Komuna e Prishtinës ka njoftuar mbrëmë se është arritur marrëveshje me Sindikatën dhe se puna e punëtorëve teknikë në shkolla pritet të rifillojë gjatë javës së ardhshme.

Sponsor 3M Express

Sipas një njoftimi nga Kryeqyteti, veprimet e nevojshme administrative tashmë janë ndërmarrë dhe se pagesat e para janë realizuar dje, ndërsa pjesa tjetër pritet të përfundojë deri të martën.

Ndërsa, deri në rikthimin e punëtorëve teknikë, pastrimi dhe mirëmbajtja e shkollave do të mbulohen nga Ndërmarrja Publike Banesore dhe ndërmarrja “Pastrimi”.

Komuna tha dje se pret që procesi mësimor të vazhdojë normalisht, ndërsa çdo situatë që cenon kushtet higjieno-sanitare do të trajtohet me përgjegjësi dhe me masat e nevojshme.

Megjithatë, së paku dy shkolla të kryeqytetit tashmë kanë bojkotuar procesin mësimor për ditën e sotme.

Janë “Ismail Qemali” dhe “Mehmet Gjevori” dy shkollat që sot janë pa nxënës, pas vendimit të Këshillit të Prindërve për të mos i dërguar fëmijët për shkak të mungesës së higjienës.  

Gazetarja Gremisa Latifi raportoi nga shkolla ShFMU “Mehmet Gjevori”.

“Të gjitha klasat në këtë shkollë janë boshe, pa nxënës, pasi prindërit kanë marrë vendim për bojkotimin e mësimit për sot për shkak të mungesës së higjienës”, deklaroi Latifi.

Megjithatë, ajo saktësoi se klasat tashmë janë pastruar, gjë që i është konfirmuar edhe nga drejtoresha e kësaj shkolle.

“Klasat tashmë janë pastruar dhe nuk ka mbeturina. Edhe drejtoresha Teuta Maliqi bëri me dije se komuna mbrëmë ka angazhuar punëtorët të ndërmarrjes Pastrimi dhe e kanë pastruar shkollën”, u shpreh gazetarja e Klan Kosova.

Lexo edhe

Bashkëpunimi Kosovë-Suedi, konfiskohen pasuritë e një të dyshuari për trafikim droge dhe shpëlarje parash

Bashkëpunimi Kosovë-Suedi, konfiskohen pasuritë e një të dyshuari për trafikim droge dhe shpëlarje parash

Arrestohet një kosovar në Gjermani si i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave

Arrestohet një kosovar në Gjermani si i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave

Bashkëpunimi Kosovë–Suedi çon në konfiskimin e pasurive kriminale

Bashkëpunimi Kosovë–Suedi çon në konfiskimin e pasurive kriminale

Mungesa e higjienës, bojkotohet mësimi në disa shkolla në kryeqytet | Momenti