Arrestohet një kosovar në Gjermani si i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave

Arrestohet një kosovar në Gjermani si i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave

Arrestohet një kosovar në Gjermani si i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave

Një 64-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e rajonit Rems-Murr në Gjermani.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar, ai dyshohet për ngacmim seksual ndaj dy grave. Incidenti i parë është regjistruar mes orës 18:15 dhe 18:35, kur njëra nga gratë u prekur në mënyrë të papërshtatshme nga i dyshuari, i cili fillimisht nuk ishte identifikuar nga autoritetet.

Pak më vonë, i dyshuari është larguar nga dyqani. Gruaja raportohet se e ka ndjekur dhe ka vërejtur se ai po prekte në të pasmet edhe një grua tjetër, identiteti i së cilës ende nuk dihet.

Viktima e ka njoftuar policinë, e cila më pas e ka arrestuar 64-vjeçarin në rrugën Paulinenstrase.

Policia e Winnendenit ka nisur hetimet dhe po kërkon gruan e dytë, si dhe persona të tjerë që mund të jenë ngacmuar ose prekur në mënyrë të papërshtatshme nga i dyshuari.

Gjithashtu, policia u ka bërë thirrje dëshmitarëve që kanë parë ndonjërin prej këtyre incidenteve të paraqiten për të dhënë informacione. 

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Katër raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit

Musmurati: KfW-ja rikonfirmoi se Murati nuk po e nënshkruan kredinë 74 milionë euro për pastrimin e Prishtinës

Musmurati: KfW-ja rikonfirmoi se Murati nuk po e nënshkruan kredinë 74 milionë euro për pastrimin e Prishtinës

Hetohet një rast i vdekjes në Drenas

Hetohet një rast i vdekjes në Drenas

Arrestohet një kosovar në Gjermani si i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy grave | Momenti