Mos i fshihni më thinjat: Fijet “greige” krijojnë një pamje elegante dhe natyrale

Mos i fshihni më thinjat: Fijet “greige” krijojnë një pamje elegante dhe natyrale

Mos i fshihni më thinjat: Fijet “greige” krijojnë një pamje elegante dhe natyrale

Një kombinim i sofistikuar nuancash bezhë, gri dhe argjendi po ndryshon mënyrën se si i perceptojmë flokët e thinjur

Sponsor 3M Express

Pavarësisht nëse thinjat e para i keni vënë re në të njëzetat apo në të pesëdhjetat, vendimi për të hequr dorë nga lyerja e flokëve nuk është gjithmonë i lehtë. Veçanërisht nëse i lyeni prej vitesh, kontrasti ndërmjet rrënjëve të thinjura dhe pjesës së ngjyrosur mund t’ju dekurajojë.

Megjithatë, ekziston një teknikë ngjyrosjeje që mundëson kalimin gradual dhe natyral drejt flokëve të thinjur, duke ruajtur një pamje elegante dhe të kuruar.

Bëhet fjalë për fijet “greige”, një trend që ndërthur nuancat bezhë me ato gri. Emërtimi rrjedh nga bashkimi i dy fjalëve angleze, grey (gri) dhe beige (bezhë), ndërsa rezultati është një tonalitet neutral dhe i rafinuar.

Në vend që t’i fshihni thinjat, kjo teknikë i nxjerr ato në pah, duke i shndërruar në një nga elementet më tërheqëse të modelit tuaj të flokëve.

Pse fijet “greige” janë kaq tërheqëse?

Kombinimi i nuancave të ftohta bezhë me tonet e buta të argjendta krijon një kalim pothuajse të padukshëm ndërmjet flokëve të ngjyrosur dhe rrënjëve natyrale.

Pikërisht këtu qëndron përparësia më e madhe e kësaj teknike: rrënjët e thinjura nuk duken më si shenjë se ka ardhur koha për të vizituar parukierin, por si pjesë e menduar me kujdes e modelit të flokëve.

Përveçse zbut kontrastin e ngjyrave, kjo teknikë u jep flokëve thellësi, shkëlqim dhe një pamje të sofistikuar.

Kujt i përshtaten fijet “greige”?

Një nga përparësitë e kësaj teknike është mundësia e përshtatjes me tonalitetin e lëkurës dhe ngjyrën natyrale të flokëve.

Nëse lëkura juaj ka nëntone të ngrohta, nuancat kremoze bezhë janë një zgjedhje e përshtatshme. Ndërkaq, nëse keni nëntone të ftohta, fijet e argjendta dhe ato bezhë në të përhimtë mund t’ju hijeshojnë veçanërisht.

Edhe pse fijet “greige” lidhen kryesisht me gratë bionde që dëshirojnë të kalojnë gradualisht drejt ngjyrës natyrale të thinjur, ato janë një alternativë interesante edhe për brunet.

Në këtë rast rekomandohen nuancat e zbutura gri në kafe, siç është tonaliteti i njohur mushroom brown, që mundëson ndërthurjen harmonike me thinjat, pa humbur thellësinë e ngjyrës së errët.

Si realizohen fijet “greige”?

Nëse po mendoni të riktheheni te ngjyra natyrale e flokëve, është e rëndësishme të zgjidhni një parukier që do ta përshtatë teknikën e ngjyrosjes me tonalitetin tuaj natyral dhe shpërndarjen e thinjave.

Për flokët biondë, një pikënisje orientuese mund të jetë kombinimi i 60 për qind nuancave bionde-bezhë me 40 për qind tone gri ose të argjendta. Ky raport nuk është një rregull i prerë dhe mund të ndryshojë gradualisht, ndërsa flokët natyralë rriten.

E bukura e teknikës “greige” është se nuk kërkon një ndryshim rrënjësor brenda natës. Është një proces gradual, të cilin mund ta përshtatni me dëshirat dhe ritmin tuaj.

Thinjat nuk kanë pse të jenë më diçka që duhet mbuluar. Me kombinimin e duhur të nuancave, ato mund të bëhen pikërisht tipari që i jep pamjes suaj individualitet, elegancë dhe karakter. /Telegrafi/

Lexo edhe

Xherdan Shaqiri shpërthen ndaj trajnerit serb: Nuk po vij në stërvitje që të qëndroj në stol

Xherdan Shaqiri shpërthen ndaj trajnerit serb: Nuk po vij në stërvitje që të qëndroj në stol

Çitaku kërkon llogari nga Specialja për 2.356 dokumentet e ardhura nga Serbia

Çitaku kërkon llogari nga Specialja për 2.356 dokumentet e ardhura nga Serbia

Tri shujta në ditë, aktivitete sportive e 10 ditë në muaj vizita- Specialja ‘reklamon’ kushtet e paraburgimit për ish-krerët e UÇK

Tri shujta në ditë, aktivitete sportive e 10 ditë në muaj vizita- Specialja ‘reklamon’ kushtet e paraburgimit për ish-krerët e UÇK