Skuadra e Liverpool e ka nisur mirë ndeshjen dhe ka kaluar në epërsi që në minutën e pestë. Dominik Szoboszlai ka shënuar për 1:0, pas një topi të kthyer në zonën e rreptësisë nga mbrojtja vendase.
Liverpool ka pasur edhe disa mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por Alexander Isak dhe Jeremie Frimpong nuk kanë arritur t’i konkretizonin rastet e tyre.

Evertoni është kundërpërgjigjur ende pa mbaruar pjesa e parë. Pas një harkimi të Kiernan Dewsbury-Hall, Jeremie Frimpong e ka dërguar topin në portën e tij, duke barazuar rezultatin në 1:1.
Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kanë kërkuar golin e fitores. Virgil van Dijk ka pasur një mundësi të mirë për Liverpool, por goditja e tij me kokë ka përfunduar mbi portë.
Edhe Everton ka rrezikuar në disa raste, por goditjet e Dewsbury-Hall janë ndalur nga mbrojtja e Liverpool.
Në minutat e fundit, Liverpool ka ushtruar presion të madh në kërkim të golit të fitores. Mundësinë më të mirë e ka pasur Ronald Araujo, por portieri Jordan Pickford ka reaguar mirë dhe e ka penguar shënimin.
Burimi: RTKLive





