Aktiviteti do të mbahet të dielën, më 18 tetor, në Sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Organizatorët kanë bërë të ditur se programi përfshin oraret e nisjes për secilën garë, si dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Përmes këtij aktiviteti synohet promovimi i sportit dhe i vrapimit, me pjesëmarrës nga mosha të ndryshme, nën moton: “Nga Jugu në Veri. Vrapojmë bashkë!”
Burimi: RTKLive




