Miratohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2027

Miratohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2027

Miratohet Projektligji për Buxhetin e vitit 2027

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2027, në mbledhjen e nëntë të saj

Sponsor 3M Express

Kryeministri Albin Kurti foli në një mbledhje të Qeverisë për “performancë të jashtëzakonshme të të hyrave”.

Kurti tha se për vitin 2027, “buxheti i projektuar parasheh nivelin prej 4.27 miliardë euro”, që tha se është “për 200 milionë euro më i lartë sesa buxheti i rishikuar i vitit 2026 dhe për 300 milionë euro më i lartë sesa buxheti bazë i vitit 2026”.

Ai tha se po e bënë qëndrueshmërinë fiskale “duke e mbajtur deficitin dhe borxhin publik në nivelet më të ulëta historikisht”.

Përmendi “transformimin e strukturës së të hyrave”.

“Përderisa në qeverisjet paraprake, përqendrimi i barrës së mbledhjes së të hyrave i vihej kryesisht Doganës, me qeverisjen tonë të hyrat e brendshme rriten më shpejt sepse po rritet ekonomia e po shtohet punësimi”, tha ai.

Kurti tha se sivjet, Kosova është në mesin e vendeve me rritjen më të shpejtë ekonomike “në rajon e më gjerë”.

“Sivjet, përkundër sfidave me të cilat po ballafaqohemi edhe ne krahas gjithë botës, rritja ekonomike ka shënuar nivelet prej 5.4 dhe 4.1% për trmujorin e parë dhe tremujorin e dytë përkatësisht. Kjo na vendosë te vendet me rritjen më të shpejtë në rajon e më gjerë”, tha ai.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë