Ministria e Ekonomisë reagon për sulmin ndaj zyrtarit: Kishte sulm serioz nga një zyrtar ndaj kolegut të tij

Ministria e Ekonomisë ka thënë se do të ndërmarrë “të gjitha veprimet” pasi një zyrtar i këtij dikasteri e kërcënoi me armë eprorin e tij.

Sponsor 3M Express

Ministria e ka quajtur “sulm serioz” atë që ndodhi sot në këtë dikaster.

“Ministria e Ekonomisë konfirmon se në objektin e saj ka ndodhur një sulm serioz, gjatë të cilit një zyrtar i Ministrisë ka kërcënuar me armë zjarri një koleg të tij, i cili ushtron detyrën e udhëheqësit të tij të drejtpërdrejtë. Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës dhe, pas ndërmarrjes së veprimeve përkatëse, zyrtari i dyshuar është arrestuar. Zyrtarët dëshmitarë dhe personat e përfshirë në rast janë intervistuar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre para organeve kompetente”, thuhet në reagim.

Ministria e Ekonomisë tha se “zyrtari i dyshuar është subjekt i një procedure disiplinore që nga muaji shtator për çështje që lidhen me shkeljen e detyrave dhe përgjegjësive të punës”.

“Ministria e Ekonomisë e konsideron këtë sulm tejet serioz dhe të papranueshëm. Kërcënimet me armë zjarri, frikësimi dhe çdo formë e cenimit të shëndetit dhe jetës së njeriut, duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë”, thuhet në reagim.

Ministria tha se “do të ndërmarrë të gjitha veprimet që janë në kompetencën e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi, për trajtimin institucional të rastit dhe adresimin e çdo përgjegjësie eventuale disiplinore apo administrative”.

“Siguria e punonjësve dhe garantimi i një mjedisi të sigurt dhe profesional të punës mbeten prioritet i Ministrisë së Ekonomisë. Rasti në lidhje me këtë sulm është duke u hetuar nga organet kompetente të drejtësisë. Deri në pranimin e raportit nga ana e organeve kompetente, Ministria nuk do të komentojë më tej rrethanat e incidentit”, thuhet në reagim

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin

Plakolli dyshon për marrëveshje të fshehtë mes Abdixhikut dhe VV-së: Po i takon njerëzit që mbështesin koalicionin me Pecin

Nuk është hequr fotografia e Rugovës nga Presidenca

Nuk është hequr fotografia e Rugovës nga Presidenca

Nga ceremonia te inteligjenca digjitale, si publikimi i të dhënave të policëve të rinj rrezikon sigurinë kombëtare

Nga ceremonia te inteligjenca digjitale, si publikimi i të dhënave të policëve të rinj rrezikon sigurinë kombëtare