​Ministria e Arsimit: Tekstet e subvencionuara të kthehen në fund të vitit mësimor, Inspektorati nga java e ardhshme në shkolla

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) rikujton të gjithë prindërit dhe kujdestarët ligjorë se tekstet dhe materialet shkollore të subvencionuara për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9) duhet të ruhen me kujdes dhe të kthehen në shkollë në përfundim të vitit mësimor.

Sponsor 3M Express

“Në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASh Nr. 13/2016 për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore, përdorimin dhe ruajtjen e tyre, dhe Deklaratën e prindit/kujdestarit ligjor përfitues të subvencionimit të teksteve dhe materialeve shkollore për vitin 2026-2027, nxënësit dhe prindërit kanë përgjegjësi për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe kthimin e teksteve shkollore bazë në gjendje të përshtatshme për ripërdorim. Dorëzimi i teksteve bëhet te kujdestari i klasës, në përfundim të vitit mësimor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Kjo ministri bën të ditur se për t’u siguruar se mjetet e subvencionimit janë përdorur për blerjen e teksteve shkollore, Inspektorati i Arsimit nga java e ardhshme, përmes vizitave në shkolla, do të nisë procesin e verifikimit se nxënësit janë pajisur me tekstet shkollore dhe që procesi mësimor po vijon i rregullt.

“MASh u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të kujdesen për ruajtjen e teksteve shkollore, në mënyrë që ato të mund mësojnë dhe shërbehen gjeneratat e ardhshme të nxënësve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy “fajdexhinjve” në Prizren, përfituan mbi 400 mijë euro vetëm nga kamatat

Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës: 13 mijë e 195 viktima të verifikuara

Kurti pranon raportin e Institutit për Krimet e Luftës: 13 mijë e 195 viktima të verifikuara

​Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

​Më 11 nëntor vazhdon gjykimi për sulmin në Ibër-Lepenc, caktohet kryetari i ri i trupit gjykues

​Ministria e Arsimit: Tekstet e subvencionuara të kthehen në fund të vitit mësimor, Inspektorati nga java e ardhshme në shkolla | Momenti