Lionel Messi ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh për tifozët argjentinas, duke rikrijuar një nga festimet më të paharrueshme të karrierës së tij, kësaj here me një dedikim për kombëtaren e Argjentinës.

Festimi origjinal daton nga sezoni 2016/17, kur Barcelona mposhti Real Madridin me rezultat 3-2 në Santiago Bernabéu. Pas golit vendimtar, Messi hoqi fanellën dhe ua tregoi atë tifozëve të skuadrës kundërshtare, duke e kthyer atë moment në një nga imazhet më ikonike të futbollit.
Pothuajse dhjetë vjet më vonë, ylli argjentinas e rikrijoi të njëjtin festim në Instagram, por këtë herë i veshur me fanellën e Argjentinës, në ngjyrat kaltër dhe të bardha. Në fanellën me numrin 10, në vend të emrit të tij, ishte shkruar fjala “Faleminderit”.
Fotografinë e shoqëroi me një mesazh emocional për vendin dhe tifozët e tij:
“Gjithçka është thënë. Dhe tani, gjithçka është bërë. Dhe të vetmet fjalë që dalin nga zemra ime janë: Faleminderit, Argjentinë”.
Mesazhi i Messit është interpretuar si një përshëndetje simbolike për tifozët argjentinas, ndërsa fotografia rikujton një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij.
The post Messi rikrijon festimin e famshëm, me një mesazh emocionues për Argjentinën appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




