Sipas raportimeve, marrëveshja mes dy klubeve është në fazë të avancuar, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga palët për organizimin e kësaj përballjeje.
Messi kishte njoftuar në muajin gusht vendimin për t’i dhënë fund karrierës me përfaqësuesen e Argjentinës, me të cilën fitoi një Kupë të Botës dhe dy trofe të Copa América.

Lamtumira e tij nga kombëtarja ishte një moment emocional, pasi ylli argjentinas u përshëndet para mijëra tifozëve, duke regjistruar edhe golin e 126-të me fanellën e përfaqësueses.
Nëse miqësorja konfirmohet, rikthimi i 39-vjeçarit në vendlindje pritet të shoqërohet me interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët.
Messi është golashënuesi dhe futbollisti me më së shumti paraqitje në historinë e kombëtares argjentinase, ndërsa një përballje ndaj River Plate do t’i jepte mundësinë të rikthehej në vendin ku nisi rrugëtimin e tij drejt majave të futbollit botëror.
Burimi: RTKLive




