Meçi me Furyn mund të jetë ndër të fundit, Joshua paralajmëron pensionimin

Meçi me Furyn mund të jetë ndër të fundit, Joshua paralajmëron pensionimin

Meçi me Furyn mund të jetë ndër të fundit, Joshua paralajmëron pensionimin

Boksieri britanik Anthony Joshua ka lënë të kuptohet se pensionimi nga boksi profesionist është shumë afër, duke zbuluar se pas largimit nga ringu mund të investojë në kompaninë e njohur të veshjeve sportive “Under Armour”.

Sponsor 3M Express

37-vjeçari pritet të rikthehet në ring më 11 dhjetor, kur do të përballet me rivalin britanik Tyson Fury në Cardiff, në një meç që është cilësuar si një prej përballjeve më të mëdha të boksit në Britaninë e Madhe.

Megjithatë, Joshua ka pranuar se nuk i kanë mbetur edhe shumë vite në sportin profesionist, duke përmendur moshën dhe karrierën e gjatë që ka pasur deri më tani.

“Kur do të pensionohem? Shumë shpejt. Po plakem. Nga pikëpamja e një sportisti, unë po plakem. Ndoshta herën tjetër kur të bisedojmë, mund të flasim për planet pas boksit, sepse kjo do të vijë shumë shpejt. Nuk kam edhe shumë vjet para”, ka deklaruar Joshua në një intervistë për gazetën “The Sun”.

Britaniku, i cili ka regjistruar 30 fitore dhe katër humbje në karrierën profesioniste, e nisi rrugëtimin në boksin profesionist para 13 vjetësh, ndërsa vëmendjen ndërkombëtare e fitoi pasi triumfoi me medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.

Joshua ka bashkëpunuar me “Under Armour” që nga viti 2015, ndërsa në mars të vitit 2024 nënshkroi një kontratë afatgjatë me këtë kompani.

Duke folur për planet e tij pas pensionimit, boksieri nuk e përjashtoi mundësinë që të bëhet aksionar në këtë kompani.

“Kur të pensionohem, do të isha më i qetë dhe do të shikoja nëse do të investoja te ‘Under Armour’ apo të kisha aksione në këtë kompani. Deri tani jam i kënaqur”, ka thënë ai.

Përballja me Tyson Furyn më 11 dhjetor mund të shënojë një nga kapitujt e fundit të karrierës së Joshuas në ring.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Era e fuqishme godet Prizrenin, tavolinat dhe karriget përfundojnë përtokë në Shadërvan

Era e fuqishme godet Prizrenin, tavolinat dhe karriget përfundojnë përtokë në Shadërvan

“Drejtori i Përparim Ramës dhe katër inspektorë intervistohen në cilësinë e të dyshuarve nga Policia për keqpërdorim të pozitës’’

“Drejtori i Përparim Ramës dhe katër inspektorë intervistohen në cilësinë e të dyshuarve nga Policia për keqpërdorim të pozitës’’

Konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”

Konferenca shkencore “Rexhep Qosja- figurë shumëplanëshe e kulturës shqiptare”