Të shtunën që lamë pas, një person mbeti i plagosur nga arma e zjarrit në Prizren.

Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Nuhi Salihu, për emisionin “Ora Shtatë” bëri të ditur se i njëjti është vetëplagosur me armë të mikut të tij, transmeton Klankosova.tv.
“Ai ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pasi është dërguar për tretman në Spitalin Rajonal të Prizrenit, menjëherë është njoftuar Policia, e cila edhe e ka kryer bastisje dhe ka konfiskuar me këtë rast dy pistoleta, 27 fishekë, dy karikatorë, dhe një gëzhojë të plumbit”, u shpreh ai në Klan Kosova.




