Mblidhet Qeveria e Kosovës, merr disa vendime

Mblidhet Qeveria e Kosovës, merr disa vendime

Mblidhet Qeveria e Kosovës, merr disa vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 13-të, në të cilën ka miratuar disa vendime dhe nisma.

Në mbledhjen elektronike të mbajtur sot, Qeveria ka miratuar në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, për shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, është miratuar Raporti për Vlerësimin Ex-Post të Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

Në mesin e vendimeve është edhe emërimi i Luan Dalipit në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Qeveria ka miratuar gjithashtu kërkesën e Doganës së Kosovës për dhënien me qira të hapësirave dhe zyrave në kuadër të Terminalit Doganor në Han të Elezit, për një periudhë prej 36 muajsh.

Ndërkaq, është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Ministri Hoti takoi zëvendëskryeministrin kroat dhe Ministrin e Veteranëve

Ministri Hoti takoi zëvendëskryeministrin kroat dhe Ministrin e Veteranëve

Kukësi vishet i bardhë, reshjet e para të borës mbërrijnë në Kalimash

Kukësi vishet i bardhë, reshjet e para të borës mbërrijnë në Kalimash

Kush është më e forta? Vjollca, Zoja dhe Shqiponja përballen në sfidë (VIDEO)

Kush është më e forta? Vjollca, Zoja dhe Shqiponja përballen në sfidë (VIDEO)