Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund ta kishte parandaluar luftën aktuale me Rusinë, thotë Merz

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund ta kishte parandaluar luftën aktuale me Rusinë, thotë Merz

Anëtarësimi i Ukrainës në NATO mund ta kishte parandaluar luftën aktuale me Rusinë, thotë Merz

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka bërë një pranim të fortë politik gjatë ditës së sotme në Berlin, duke e cilësuar si një gabim të madh refuzimin e propozimit amerikan në vitin 2008 për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, raporton Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Gjatë një konference të përbashkët për media me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, shefi i qeverisë gjermane vlerësoi se pranimi i Kievit në Aleancë gjatë Samitit të Bukureshtit do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë dhe do të kishte shmangur agresionin aktual.

“Kur kthehemi pas, shohim se çfarë gabimi ishte mosmbështetja e propozimit amerikan në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 për pranimin e Ukrainës në NATO. Nëse ajo do të ishte bërë anëtare e NATO-s, kjo luftë ndoshta mund të ishte parandaluar”, deklaroi Merz.

Në të njëjtën linjë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman mbështeti idenë për rinisjen e diskutimeve rreth anëtarësimit të Ukrainës, duke theksuar se Kievi ka nevojë urgjente për garanci të hekurta sigurie pas përfundimit të luftës, të ngjashme me Nenin 5 të Aleancës për mbrojtjen kolektive.

“Sinqerisht, nuk mund ta imagjinoj të ardhmen e Ukrainës pa garancitë e sigurisë për të cilat ajo ka nevojë urgjente. Dhe këto janë garanci sigurie jo vetëm për Ukrainën, por për të gjithë ne”, nënvizoi Merz.

Ndërkohë, paralelisht me këto zhvillime, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Berlin, u bëri thirrje të drejtpërdrejtë aleatëve që të hapin rrugën për anëtarësimin e plotë të vendit të tij, duke e cilësuar atë si mekanizmin më efektiv dhe më të besueshëm të sigurisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ministri Hoti takoi zëvendëskryeministrin kroat dhe Ministrin e Veteranëve

Ministri Hoti takoi zëvendëskryeministrin kroat dhe Ministrin e Veteranëve

Kukësi vishet i bardhë, reshjet e para të borës mbërrijnë në Kalimash

Kukësi vishet i bardhë, reshjet e para të borës mbërrijnë në Kalimash

Kush është më e forta? Vjollca, Zoja dhe Shqiponja përballen në sfidë (VIDEO)

Kush është më e forta? Vjollca, Zoja dhe Shqiponja përballen në sfidë (VIDEO)