Mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore për vitin 2026

Mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore për vitin 2026

Mblidhen disa komisione parlamentare, shqyrtohen ndryshimet buxhetore për vitin 2026

Disa komisione parlamentare të Kuvendit, do të zhvillojnë sot mbledhje, ku ndër çështjet kryesore do të jenë ndryshimet e propozuara në buxhetin e vitit 2026, planet e punës dhe temat që lidhen me përgjegjësitë e tyre.

Sponsor 3M Express

Në orën 10:00, Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini do të trajtojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, sa u përket fushave në kompetencë të tij.

Në të njëjtën kohë, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të diskutojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026. Ndërkaq, Komisioni për Shëndetësi do të merret me miratimin e fushëveprimit të tij.

Mbledhje në orën 11:00 do të mbajë edhe Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, i cili do të shqyrtojë projektligjin që parasheh ndryshime dhe plotësime në ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Në orën 13:00, Komisioni i Posaçëm për Shqyrtimin e Kandidatëve për Emërim në Gjykatën Kushtetuese do të shqyrtojë publikimin e thirrjes publike për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, në orën 13:00, edhe tri komisione të tjera do të shqyrtojnë ndryshimet e propozuara buxhetore për vitin 2026 në fushat përkatëse.

Bëhet fjalë për Komisionin për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport; Komisionin për Arsim dhe Shkencë; si dhe Komisionin për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal./Klankosova.tv

Lexo edhe

Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Shtyhet për 27 tetor seanca ndaj Erion Veliajt, gjykata gjobit avokatët me nga 100 mijë lekë

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Miratohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, vetëm 6 deputetë morën pjesë