Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Mbi 45 mijë studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar në rreth 100 qytete të Gjermanisë kundër planeve të qeverisë për reformimin e shërbimit ushtarak.

Protestuesit kundërshtojnë mundësinë e rikthimit të rekrutimit të detyrueshëm, duke kërkuar që shërbimi në ushtri të mbetet vullnetar.

Sponsor 3M Express

“Ne nuk do të marrim pjesë në luftërat tuaja”, ishte një nga thirrjet e protestuesve.

Lëvizja studentore kundërshton edhe regjistrimin dhe kontrollet mjekësore të detyrueshme për të rinjtë, të cilat i konsideron si hapa drejt rikthimit të rekrutimit të detyrueshëm.

Qeveria e kancelarit Friedrich Merz synon të rrisë kapacitetet ushtarake të vendit dhe numrin e ushtarëve aktivë në 260 mijë. Sipas planit, shërbimi ushtarak do të mbetet vullnetar në fazën aktuale, por mundësia e rekrutimit të detyrueshëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë ka nxitur shqetësime te të rinjtë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Mbi 45 mijë studentë protestojnë në Gjermani kundër shërbimit të detyrueshëm ushtarak | Momenti