“Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të”, çka parasheh Ligji për ndarjet buxhetore?

“Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të”, çka parasheh Ligji për ndarjet buxhetore?

“Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të”, çka parasheh Ligji për ndarjet buxhetore?

Ligji i ri për ndryshimin dhe plotësimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2026 parasheh ndarjen e 102 milionë eurove shtesë për mbulimin e kostos së pagës së 13-të, si dhe pagesës retroaktive të përvojës së punës për punonjësit e sektorit publik, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Bazuar në dispozitat e Ligjit Nr. 11/L-013, këto mjete financiare shtohen në kategorinë e shpenzimeve “Paga dhe Shtesa”, në kuadër të Ministrisë së Financave, përmes nënprogramit të kontigjencave. Shuma prej 102 milionë eurosh përbën shtesë mbi buxhetin ekzistues të vitit 2026 dhe është dedikuar ekskluzivisht për përmbushjen e këtyre dy obligimeve financiare.

Po ashtu, ligji përcakton qartë se Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrit të Financave, do të miratojë pagesën e kompensimit retroaktiv për përvojën e punës, në përputhje të plotë me aktgjykimin KO79/23 të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tabelave fiskale të këtij ligji, shpenzimet e përgjithshme për paga dhe shtesa gjatë vitit 2026 janë parashikuar në vlerë prej 1 miliard e 82.4 milionë eurosh, ndërsa me rishikimin e fundit buxhetor është integruar edhe kjo paketë financiare për mbulimin e obligimeve të përcaktuara ligjore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ish-deputetja e LDK-së për Sevdije Krasniqin: Gruaja që qëndroi gjithmonë e fortë, me dinjitet e krenari

Ish-deputetja e LDK-së për Sevdije Krasniqin: Gruaja që qëndroi gjithmonë e fortë, me dinjitet e krenari

Ish-shefi i Policisë në Itali gjendet i vdekur, po hetohej për pengimin e hetimeve ndaj mafias

Ish-shefi i Policisë në Itali gjendet i vdekur, po hetohej për pengimin e hetimeve ndaj mafias

Bora mposht Rahovecin, arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë

Bora mposht Rahovecin, arrin fitoren e pestë radhazi në Superligë