Ish-deputetja e LDK-së për Sevdije Krasniqin: Gruaja që qëndroi gjithmonë e fortë, me dinjitet e krenari

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar me fjalë tejet emocionale dhe mbështetëse lidhur me gjendjen shëndetësore të Sevdije Krasniqit, bashkëshortes së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, shkruan Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Përmes një mesazhi dedikuar asaj, Krasniqi ka vlerësuar lart qëndresën dhe sakrificën e Sevdijes ndër vite, duke e cilësuar si një figurë të pathyeshme përballë sfidave të rënda familjare e kombëtare.

“Gruaja që qëndroi gjithmonë e fortë, me dinjitet e krenari”, ka shkruar ish-deputetja e LDK-së, duke i uruar forcë për të tejkaluar këtë sfidë shëndetësore.

Ky reagim vjen menjëherë pas zhvillimeve të fundit emocionale në familjen Krasniqi, pasi Jakup Krasniqi përfundoi vizitën e tij katërditore në Kosovë, e cila iu mundësua për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pikërisht për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij në këto momente të vështira.

Kujtojmë se Jakup Krasniqi, i dënuar me 25 vjet burgim në aktgjykimin e shkallës së parë në Hagë, u rikthye në qendrën e paraburgimit pas përmbylljes së kësaj vizite humanitare në vendlindje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Publikohen pamjet e arrestimit të “Chapo Isidros”, një nga 10 personat më të kërkuar nga FBI

Publikohen pamjet e arrestimit të “Chapo Isidros”, një nga 10 personat më të kërkuar nga FBI

Kastrioti dhe Llapi shënojnë fitore bindëse

Kastrioti dhe Llapi shënojnë fitore bindëse

A e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes?

A e keni të vështirë të zgjoheni në mëngjes?