Një banor i fshatit Nerodime të Ferizajt i është drejtuar redaksisë së Klankosova.tv me një ankesë lidhur me mosmbledhjen e rregullt të mbeturinave nga kompania “Pastrimi” në Ferizaj.

Sipas banorit, kjo gjendje po përsëritet vazhdimisht, ndërsa mbeturinat mbesin të shpërndara në hapësira të gjelbra dhe pranë rrugëve, duke krijuar ndotje dhe shqetësim për banorët e zonës, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se në disa raste kompania nuk vjen për t’i mbledhur mbeturinat deri në dy javë, duke bërë që ato të grumbullohen dhe të shpërndahen përreth, siç shihet edhe në fotografitë e dërguara në redaksi.
“Nuk vijnë t’i marrin mbeturinat me rregull. Nganjëherë kalojnë edhe dy javë pa ardhur fare”, tha ai për Klankosova.tv.




