Kylian Mbappé është pranë një arritjeje historike në Ligën e Kampionëve, pasi i mungon vetëm një paraqitje për të arritur shifrën e 100 ndeshjeve në këtë garë.

Sulmuesi francez mund të bëhet lojtari më i ri në histori që arrin këtë numër paraqitjesh, nëse luan për Real Madridin në ndeshjen e radhës kundër Romës.
Mbappé deri më tani ka zhvilluar 99 ndeshje në Ligën e Kampionëve, prej të cilave nëntë me Monacon, 64 me Paris Saint-Germainin dhe 26 me Real Madridin.
Nëse paraqitet në fushë në ndeshjen e ardhshme, francezi do të arrijë kuotën e 100 ndeshjeve dhe do të ketë mundësinë të vendosë një rekord të ri në garën më të rëndësishme evropiane për klube.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Mbappé pranë rekordit të Messit në Ligën e Kampionëve appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali




