15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës
Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026-2027 është aprovuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë, me të cilin planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm. Sipas njoftimi të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, programi […]

Programi për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike në Kosovë 2026-2027 është aprovuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë, me të cilin planifikohet ndarja e rreth 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për konsumatorët e cenueshëm.

Sipas njoftimi të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, programi ka për qëllim mbështetjen e ekonomive familjare nga sistemi i mbrojtjes sociale dhe sigurimin e qasjes së barabartë në energji elektrike si shërbim esencial, përmes subvencionimit të energjisë për konsumatorët e cenueshëm, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se në ditët në vazhdim pritet të nënshkruhet edhe vendimi me të cilin do të përcaktohen kushtet dhe kriteret për përfitim, në mënyrë që së shpejti të hapet thirrja për aplikim.

Programi fokusohet në mbështetjen financiare përmes subvencionimit të faturave të energjisë elektrike, si një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“Republika e Kosovës ka marrë obligime edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili parasheh zhvillimin e mekanizmave të qëndrueshëm për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm, përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një regjistri funksional të konsumatorëve të cenueshëm”.

Lexo edhe

Mëngjesi nis më mirë me Meka

Mëngjesi nis më mirë me Meka

Ana de Armas mahnit në Paris me një fustan të zi prej lëkure dhe detaje me rripa

Ana de Armas mahnit në Paris me një fustan të zi prej lëkure dhe detaje me rripa

Zidane nuk i kursen lëvdatat për yllin e Belgjikës: Është një lojtar cilësor

Zidane nuk i kursen lëvdatat për yllin e Belgjikës: Është një lojtar cilësor