MASh: Njoftim i rremë se më 6 tetor nuk do të zhvillohet mësimi

MASh: Njoftim i rremë se më 6 tetor nuk do të zhvillohet mësimi
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka reaguar lidhur me një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, ku pretendohet se më 6 tetor 2026 nuk do të zhvillohet procesi mësimor. Sipas MASh-it, ky njoftim është i rremë dhe nuk është publikuar nga Ministria. “MASh njofton se nuk është marrë vendim për ndërprerjen e mësimit […]

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka reaguar lidhur me një njoftim që po qarkullon në rrjetet sociale, ku pretendohet se më 6 tetor 2026 nuk do të zhvillohet procesi mësimor.

Sipas MASh-it, ky njoftim është i rremë dhe nuk është publikuar nga Ministria.

“MASh njofton se nuk është marrë vendim për ndërprerjen e mësimit në këtë datë dhe se procesi mësimor zhvillohet sipas orarit të rregullt”, thuhet në reagim.

Ministria ka bërë të ditur se në materialin që po qarkullon janë përdorur pa autorizim emri dhe logoja e saj, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për një njoftim zyrtar.

MASh u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe qytetarëve që të mos e shpërndajnë këtë material dhe informacionet t’i marrin vetëm nga kanalet zyrtare të Ministrisë.

Pra, mësimi më 6 tetor 2026 zhvillohet sipas orarit të rregullt, sipas njoftimit të MASh-it. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Ramush Haradinaj me parti del për t’i falënderuar protestuesit në shesh

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Seancë gjatë ditës? Haradinaj: S’kemi marrë ftesë ende

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

Berisha: Populli u bë bashkë me UÇK-në edhe në ditët më të vështira

MASh: Njoftim i rremë se më 6 tetor nuk do të zhvillohet mësimi | Momenti