Man Unitedi vëzhgon yllin e Atleticos

Man Unitedi vëzhgon yllin e Atleticos

Man Unitedi vëzhgon yllin e Atleticos

Sipas “Mundo Deportivo”, trajneri i Manchester Unitedit, Michael Carrick, do ta përcjellë me vëmendje paraqitjen e Giuliano Simeones, për të cilin klubi anglez raportohet se ka shfaqur interesim.

“Djajtë e Kuq” thuhet se po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një oferte për reprezentuesin argjentinas gjatë afatit kalimtar dimëror. Për shërbimet e tij interesim kanë shfaqur edhe Tottenham Hotspur dhe Manchester City.

Sponsor 3M Express

Megjithatë, Atletico Madridi nuk ka ndërmend ta largojë futbollistin në këtë fazë. Simeone, 23 vjeç, e ka vazhduar kontratën me klubin madrilen deri në vitin 2030, ndërsa klauzola e tij e lirimit raportohet të jetë 500 milionë euro.

Manchester Unitedi synon të përfitojë nga kjo përballje evropiane për të vlerësuar më nga afër cilësitë e futbollistit, i cili mund të jetë një nga emrat që do të ndiqen gjatë muajve të ardhshëm.

Ndeshja Atletico Madrid – Manchester United zhvillohet sonte në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndërkohë, skuadra e Carrickut vjen në këtë takim pas barazimit 1-1 ndaj Tottenhamit në Premierligë, rezultat që e ka vazhduar serinë zhgënjyese në kampionat, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e zhvilluara. Në garat evropiane, Unitedi e nisi me fitore bindëse 4-0 ndaj Sabahut.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Man Unitedi vëzhgon yllin e Atleticos | Momenti