LSDM: Qeveria miratoi hua të re, borxhi publik po kalon 63% të BPV-së

LSDM: Qeveria miratoi hua të re, borxhi publik po kalon 63% të BPV-së
Nga LSDM sot akuzojnë qeverinë dhe Hristijan Mickoskin se po shtyn vendin në borxhe të reja. Nga atje thonë se atë që e kishin paralajmëruar më herët, po ndodh tani, vendi po merr një humarje të re prej 250 milionë euro. “Në një seancë të mbajtur më 29 shtator, qeveria e Mickoskit miratoi huazime të […]

Nga LSDM sot akuzojnë qeverinë dhe Hristijan Mickoskin se po shtyn vendin në borxhe të reja. Nga atje thonë se atë që e kishin paralajmëruar më herët, po ndodh tani, vendi po merr një humarje të re prej 250 milionë euro.

“Në një seancë të mbajtur më 29 shtator, qeveria e Mickoskit miratoi huazime të reja deri në 250 milionë euro duke emetuar letra me vlerë të borxhit në tregun financiar ndërkombëtar. Paratë janë për mbështetje buxhetore.

Huazime të reja prej 250 milionë eurosh deri në fund të këtij viti. Dhe në vitin 2026 nuk ka më borxhe për t’u paguar. Kjo nuk është për të paguar borxhet, por për pensionet dhe pagat sepse nuk ka para në Buxhet, dhe sigurisht për tendera kriminalë.

Me këtë, borxhi publik është tashmë 11 miliardë euro, dhe me borxhe të fshehura ndaj PESR-së dhe ndërmarrjeve të tjera publike tejkalon 63% të BPV-së.

Vrima në buxhet është 900 milionë euro, vrima në Fondin Pensional është 1 miliard euro, situata me buxhetin, me thesarin kombëtar është katastrofike.

Pa rezultate ekonomike, Mickoski po i shtyn qytetarët në skllavëri borxhi. Vetëm në dy vjet, mashtruesi e ka rritur borxhin me 4 miliardë euro, gjysmën e borxhit të përgjithshëm të vendit që nga pavarësia e deri më sot”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Lexo edhe

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Modric zbulon dëshirën e tij për Ronaldon dhe flet për deklaratën e bujshme të portugezit

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Komuna e Rahovecit do të mbulojë sigurimin shëndetësor për fëmijët që shkojnë në çerdhe publike

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

Çfarë ndodh me foshnjën kur një grua shtatzënë humb jetën?

LSDM: Qeveria miratoi hua të re, borxhi publik po kalon 63% të BPV-së | Momenti