Lorenc Antoni, një jetë kushtuar muzikës dhe trashëgimisë popullore shqiptare

Lorenc Antoni, një jetë kushtuar muzikës dhe trashëgimisë popullore shqiptare

Lorenc Antoni, një jetë kushtuar muzikës dhe trashëgimisë popullore shqiptare

Në kujtesën e muzikës shqiptare, emri i Lorenc Antonit zë një vend të veçantë. Krijimtaria e tij, përkushtimi ndaj mbledhjes dhe studimit të këngës popullore, si dhe kontributi në jetën muzikore shqiptare, u rikthyen në vëmendje përmes një tryeze shkencore të organizuar nga Dega e Folklorit e Institutit Albanologjik të Prishtinës.

I lindur më 23 shtator 1909 në Shkup, Lorenc Antoni u formua në një mjedis familjar ku muzika ishte pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Këngët popullore, rrëfimet dhe traditat gojore që dëgjoi që në fëmijëri u bënë më vonë një burim i rëndësishëm frymëzimi për veprimtarinë e tij krijuese dhe studimore.

Sponsor 3M Express

Tryeza shkencore u hap me fjalën e Arbnora Dushit, ndërsa studiues të fushës së muzikës dhe folklorit trajtuan aspekte të ndryshme të veprës dhe trashëgimisë së Antonit.

Ndërkaq, mbesa e tij, Alma Bejtullahu, solli në vëmendje muzikën në jetën familjare të Lorenc Antonit, duke ndriçuar ndikimin e mjedisit ku ai u rrit dhe lidhjen e hershme me traditën muzikore. Një vend të veçantë në kujtimet e tij zinte gjyshja Maria, të cilën Antoni e përshkruante si një njohëse të pasur të këngëve, përrallave, fjalëve të urta dhe traditave popullore. Zëri dhe këngët e saj mbetën të gjalla në kujtesën e tij, duke dëshmuar ndikimin e trashëgimisë familjare në formimin e ndjeshmërisë së tij muzikore.

Rreze Kryeziu trajtoi figurën e Antonit ndërmjet koleksionimit, institucionalizimit dhe praktikës kompozicionale, ndërsa Visar Munishi u përqendrua në raportin e tij me muzikën tradicionale.

Përmes këtyre kumtesave, figura e Lorenc Antonit u shqyrtua jo vetëm në dimensionin krijues, por edhe në atë studimor, si një personalitet që kontribuoi në dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë muzikore shqiptare.

Tryeza shkencore, e mbajtur më 13 tetor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, shërbeu si një rikthim te vepra dhe kujtesa e një prej figurave të rëndësishme të muzikës shqiptare, trashëgimia e të cilit vazhdon të mbetet burim studimi për brezat e rinj.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

Ligji për Specialen diskutohet në Komisionin Evropian: Shkon kundër obligimeve të Kosovës ndaj BE-së

Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!

Çitaku takon senatorët amerikanë: Të vërtetën e UÇK-së do ta mbrojmë gjithmonë!