LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog

LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog

LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog

Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit O.H., i cili akuzohej për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës, i pandehuri është dënuar me gjashtë vjet burgim, ndërsa ndaj tij është shqiptuar edhe dënimi plotësues prej tri vjetësh ndalim të drejtimit të automjetit.

Aktgjykimi është shpallur më 12 tetor 2026, nga Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog.

I pandehuri është shpallur fajtor për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, nga neni 370, paragrafi 9, lidhur me paragrafët 6 dhe 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata ka sqaruar se dënimi me burgim dhe dënimi plotësues për ndalimin e drejtimit të automjetit do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Në njoftimin e publikuar nuk janë dhënë hollësi të tjera lidhur me rrethanat në të cilat është kryer vepra penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Maqedonci diskuton me homologun polak thellimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Mbyllet biznesi ilegal në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër për shërbim të alkoolit të miturve

Mbyllet biznesi ilegal në Zubin Potok, gjobitet me 6 mijë euro një tjetër për shërbim të alkoolit të miturve

Shërbenin alkool për të miturit – Inspektorati gjobit me 6 mijë euro një biznes në Zubin Potok, një tjetër mbyllet

Shërbenin alkool për të miturit – Inspektorati gjobit me 6 mijë euro një biznes në Zubin Potok, një tjetër mbyllet

LEX | Gjashtë vjet burg dhe tri vjet pa të drejtë vozitjeje – Dënohet i akuzuari në Istog | Momenti