Liverpooli dhe Arsenali përballen në “Anfield”, duel i rëndësishëm në garën për kreun e Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot do të jetë në stadiumin “Anfield”, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen nga ora 17:30, në një nga ndeshjet më të rëndësishme të javës së nëntë të Premier League.

Sponsor 3M Express

Arsenali hyn në këtë përballje nga pozita e dytë në tabelë, me 21 pikë të grumbulluara në tetë ndeshje. Londinezët kanë regjistruar shtatë fitore dhe vetëm një humbje, duke shënuar 13 gola dhe duke pësuar vetëm pesë.

Skuadra londineze synon të vazhdojë garën për kreun e tabelës dhe të marrë një rezultat pozitiv në një udhëtim të vështirë në “Anfield”.

Në anën tjetër, Liverpooli renditet në pozitën e pestë me 15 pikë, gjashtë më pak se Arsenali. “Të Kuqtë” kanë regjistruar katër fitore, tri barazime dhe një humbje në tetë ndeshjet e para, me 11 gola të shënuar dhe tetë të pësuar.

Liverpooli vjen në këtë duel pas një serie prej pesë fitoresh radhazi në të gjitha garat. Në mesjavë, skuadra siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Ligës, pas triumfit ndaj Chelseat në ekzekutimin e penalltive.

Përballja e sotme pritet të jetë e rëndësishme për të dyja skuadrat, me Arsenalin që synon të mbetet pranë kreut dhe Liverpoolin që kërkon të ngushtojë diferencën me londinezët.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet

“Arlindën e vrau kunati, unë e kam më lehtë se jam burri yt” – gruaja në Pejë denoncon kërcënimin tronditës të bashkëshortit, ai arrestohet

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur deri në orën 19:00

Për shkak të zgjedhjeve në Bërvenicë, Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur deri në orën 19:00

I zhduken 8 mijë dollarë në Bitcoin dhe pajisja 1,500 euro – shtetasi turk denoncon mashtrimin në Prishtinë, i dyshuari zhduket pa gjurmë

I zhduken 8 mijë dollarë në Bitcoin dhe pajisja 1,500 euro – shtetasi turk denoncon mashtrimin në Prishtinë, i dyshuari zhduket pa gjurmë

Liverpooli dhe Arsenali përballen në “Anfield”, duel i rëndësishëm në garën për kreun e Premier League | Momenti