Ligji për Specialen dhe Presidenti, deputetët nisin të mblidhen për seancë

Ligji për Specialen dhe Presidenti, deputetët nisin të mblidhen për seancë
Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet një seancë me dy pika të rëndësishme. Kjo vjen pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se PDK-ja e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate […]

Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet një seancë me dy pika të rëndësishme.

Kjo vjen pasi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se PDK-ja e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për presidente të Kosovës.

Në kuadër të marrëveshjes, PDK-ja ka propozuar Eliza Hoxhën si kundërkandidate për postin e presidentes, duke bërë të ditur se këta janë dy emrat e pranueshëm për partinë.

Sipas rendit të dakorduar, në pikën e parë të seancës pritet të jetë votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Pas votimit të këtij projektligji, Kuvendi pritet të kalojë në pikën e dytë, atë të zgjedhjes së presidentes së Republikës së Kosovës.

Lexo edhe

​Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

​Çlirim Haziri pas miratimit të ndryshimeve të Ligjit për Specialen: Fitorja është e madhe

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

Kosova shpëton nga zgjedhjet

Kosova shpëton nga zgjedhjet

Ligji për Specialen dhe Presidenti, deputetët nisin të mblidhen për seancë | Momenti