PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes

PDK-ja i gëzohet miratimit të ligjit për Specialen, thotë se u shmang kriza e re me zgjedhjen e presidentes
Partia Demokratike e Kosovës i është gëzuar miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës. Ata po ashtu me zgjedhjen e presidentes thanë se Kuvendi shmangu krizën e re institucionale. “Partia Demokratike e Kosovës i gëzohet miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e […]

Partia Demokratike e Kosovës i është gëzuar miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës.

Ata po ashtu me zgjedhjen e presidentes thanë se Kuvendi shmangu krizën e re institucionale.

“Partia Demokratike e Kosovës i gëzohet miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së Presidentes së re të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Me vendimet e sotme, Kuvendi i Kosovës ka përmbushur dy kërkesat për të cilat Partia Demokratike e Kosovës ka insistuar gjatë ditëve të fundit: miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës, duke shmangur një krizë të re institucionale dhe duke mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve të vendit”.

“Kosova ka nevojë për institucione stabile, funksionale dhe të përgjegjshme. Për institucione të tilla kanë nevojë edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, në përpjekjen për drejtësi dhe për mbrojtjen e së vërtetës së luftës çlirimtare të Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës falënderon të gjithë deputetët e Kuvendit që mbështetën ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara”.

“Një falënderim i veçantë u takon mijëra qytetarëve që, për net me radhë, protestuan pa u ndalur në Prishtinë dhe kërkuan miratimin e këtyre ndryshimeve. Zëri dhe këmbëngulja e tyre ishin pjesë e rëndësishme e këtij procesi”.

“Kosova tashmë i ka institucionet e saj të konstituuara dhe funksionale. Tani është koha për punë, përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesave të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”.

Lexo edhe

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Rama uron Shiroka Pulën për zgjedhjen presidente: Kosova ka nevojë për unitet dhe guxim

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Bekim Sejdiu uron presidenten e re: U shmang një cikël i ri krize

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës

Jahjaga për Shiroka Pulën: Vazhdimësi e lidershipit të grave në Zyrën e Presidencës