LEX | Dyshohet se e rrahën në mes të Prizrenit dhe e mbajtën peng në Prishtinë – nga një muaj paraburgim për pesë shtetas turq

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar nga një muaj paraburgim Mustafa Danyildizit (47), Dogan Mehmet Guvenit (43), Kahya Süleymanit (40), Özdemir Rizait (41) dhe Perçem Mohmetit. Pesë shtetasit turq dyshohen se e sulmuan Sener Buyrukin (44) në Prizren dhe e mbajtën për rreth 10 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Sipas Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se më 1 nëntor, rreth orës 07:20, ia bllokuan rrugën Buyrukut me një furgon, e ndoqën dhe e goditën me grushte e shqelma. Dyshohet se gjatë sulmit u përdorën edhe thika. Buyruk pësoi nëntë plagë shpuese-prerëse dhe kërkoi trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pas sulmit, të pandehurit dyshohet se e futën me forcë në furgon, ia vunë një thes në kokë dhe e dërguan në një shtëpi private në Prishtinë. Atje, sipas Prokurorisë, e kanosën me thika dhe ushtruan dhunë ndaj tij për ta detyruar të ndërpriste punimet ndërtimore në Prizren, t’i largonte punëtorët dhe të largohej nga Kosova.

Po atë ditë, mes orës 17:00 dhe 17:30, dyshohet se e kthyen në Prizren me thes në kokë dhe e lanë në rrugë.

Pesë të pandehurit dyshohen për lëndim të lehtë trupor, shtrëngim dhe privim të kundërligjshëm të lirisë. Gjykata vlerësoi se masat alternative ishin të pamjaftueshme për të shmangur rrezikun e arratisjes, ndikimit te i dëmtuari ose dëshmitarët dhe përsëritjes së veprave penale. Paraburgimi mund të zgjasë deri më 9, përkatësisht më 10 dhjetor 2026.

Gjykata i ka bërë publikë vetëm inicialet e të pandehurve, ndërsa emrat e plotë janë raportuar më herët nga Gazeta Sinjali.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Ndalni gënjeshtrat”, Rama akuzon Qeverinë Kurti për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

“Ndalni gënjeshtrat”, Rama akuzon Qeverinë Kurti për rrezikimin e Lojërave Mesdhetare

LEX | “Gjashtë fëmijë m’i vranë në luftë” – Nëna dëshmon në seancën për masakrën e Padalishtës

LEX | “Gjashtë fëmijë m’i vranë në luftë” – Nëna dëshmon në seancën për masakrën e Padalishtës

Rasti i Arlinda Zekajt: Shtyhet për 24 nëntor seanca ndaj Jeton Sylajt

Rasti i Arlinda Zekajt: Shtyhet për 24 nëntor seanca ndaj Jeton Sylajt