Tragjedia në New York thellohet, shkon në tetë numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës

Tragjedia në New York thellohet, shkon në tetë numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës

Tragjedia në New York thellohet, shkon në tetë numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës

Ka shkuar në tetë numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New Yorkut, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Sponsor 3M Express

Sipas autoriteteve, të paktën 17 persona janë lënduar, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Katër trupa të tjerë u nxorën nga rrënojat, duke e çuar në tetë numrin e të vdekurve.

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani, konfirmoi bilancin e viktimave, duke theksuar se operacionet e shpëtimit po zhvillohen në kushte jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Nuk ka fjalë për të përshkruar një humbje të këtyre përmasave. Zemra ime është me familjet dhe të afërmit e viktimave”, deklaroi ai.

Mbi 250 zjarrfikës janë angazhuar në operacion, duke përdorur pajisje speciale dhe qen kërkimi për të gjetur të mbijetuarit.

Mes të lënduarve janë edhe shtatë fëmijë dhe një zjarrfikës.

Sipas autoriteteve, shembja ndodhi ndërsa punëtorët po kryenin gërmime në një parcelë ngjitur me ndërtesën, ku planifikohej një ndërtim i ri.

Shkaqet e sakta të tragjedisë mbeten nën hetim, ndërsa ekipet e shpëtimit paralajmërojnë se ekziston rreziku i një shembjeje të dytë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara, kërkohet 30 ditë paraburgim për zyrtarin në Prishtinë

Dyshohet se ndihmoi në tjetërsimin e pronës publike përmes dokumenteve të falsifikuara, kërkohet 30 ditë paraburgim për zyrtarin në Prishtinë

Dyshohet për tjetërsimin e pronave publike milionëshe, kërkohet paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës

Dyshohet për tjetërsimin e pronave publike milionëshe, kërkohet paraburgim për zyrtarin e komunës së Prishtinës

Dorëhiqet shefi i Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje me një të dyshuar si spiune kineze

Dorëhiqet shefi i Nvidia-s, pas raportimeve për lidhje me një të dyshuar si spiune kineze

Tragjedia në New York thellohet, shkon në tetë numri i të vdekurve nga shembja e ndërtesës | Momenti