LEX | Dështon gjykimi ndaj Naim dhe Lulzim Sallahut për tenderin e rrugës Prizren–Prevallë – Shkak, gjendja shëndetësore e gjyqtares

Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Naim dhe Lulzim Sallahut, të cilët po përballen me akuza lidhur me tenderin për rikonstruktimin e rrugës Prizren–Prevallë.

Sponsor 3M Express

Gazeta Sinjali raporton se seanca e planifikuar për sot, më 13 tetor 2026, është shtyrë për shkak të gjendjes shëndetësore të njërës prej anëtareve të trupit gjykues.

Për shkak të mungesës së saj, nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, duke bërë që seanca të dështojë.

Rasti lidhet me tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës për rikonstruktimin e rrugës rajonale Prizren–Prevallë, për të cilin kompania “SA Sallahu” kishte aplikuar në vitin 2019.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Lulzim Sallahu, në cilësinë e pronarit dhe drejtorit të kompanisë “SA Sallahu”, akuzohet për veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”, ndërsa Naim Sallahu për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Prokuroria pretendon se gjatë procedurave të tenderimit janë përdorur dokumente me përmbajtje të pavërtetë, përfshirë referenca dhe dokumentacion tjetër të nevojshëm për plotësimin e kritereve të tenderit.

Për shkak të shtyrjes së sotme, shqyrtimi i akuzave ndaj të pandehurve mbetet të vazhdojë në seancën e ardhshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Dështon gjykimi ndaj Naim dhe Lulzim Sallahut për tenderin e rrugës Prizren–Prevallë – Shkak, gjendja shëndetësore e gjyqtares appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

LEX | Nga aksioni i Krimeve Kibernetike në bankën e të akuzuarve – 372 mijë euro nën dyshimet për shpëlarje parash, dëshmon eksperti financiar

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

13 vjedhje dhe një rast i dhunës në familje brenda një jave në Ferizaj

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara

Ferizaj: 15 gjoba ndaj motoçiklistëve dhe pesë motoçikleta të konfiskuara