Trump nënshkruan urdhër për ruajtjen e Zyrës Ovale si monument kombëtar

Trump nënshkruan urdhër për ruajtjen e Zyrës Ovale si monument kombëtar

Trump nënshkruan urdhër për ruajtjen e Zyrës Ovale si monument kombëtar

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit synon të parandalojë presidentët e ardhshëm që të bëjnë ndryshime të mëdha në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, duke e shpallur atë monument kombëtar.

Sponsor 3M Express

Trump deklaroi se zyra presidenciale, të cilën e ka rinovuar gjatë mandatit të tij, nuk do të mund të shkatërrohet apo të rindërtohet nga administratat e ardhshme.

“Po e shpallim monument kombëtar dhe askush nuk do të lejohet ta prekë, ta shkatërrojë apo ta rrënojë për të ndërtuar diçka me një formë paksa ndryshe”, tha Trump të enjten para gazetarëve.

Megjithatë, urdhri nuk ua ndalon presidentëve të ardhshëm ndryshimin e dekorit, mobilieve apo elementeve të tjera të zakonshme të zyrës, për sa kohë që nuk dëmtohet struktura historike dhe karakteri arkitekturor i saj, raporton BBC – transmeton Sinjali.

Vendimi vjen disa muaj pasi Trump urdhëroi rrënimin e plotë të Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë, në kuadër të projektit për ndërtimin e një salle të re vallëzimi, projekt që është përballur me sfida ligjore dhe nuk mori miratimin e Kongresit amerikan.

Trump e cilësoi Zyrën Ovale si simbol të vendit dhe të madhështisë së tij, duke pretenduar se hapësira kishte qenë në gjendje të keqe para rinovimeve të ndërmarra prej tij.

Ndër ndryshimet e bëra gjatë mandatit të tij janë vendosja e elementeve të shumta dekorative prej ari, shtrimi i ri i Kopshtit të Trëndafilave dhe ndërtimi i një platforme të re për uljen e helikopterëve.

Urdhri parasheh që Shërbimi i Parqeve Kombëtare të kujdeset për Zyrën Ovale, duke mbrojtur karakterin e saj historik dhe integritetin arkitekturor.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse një president i ardhshëm mund ta shfuqizojë këtë vendim. Urdhrat ekzekutivë përgjithësisht mund të anulohen nga presidentët pasues, ndërsa çështja e revokimit të statusit të monumentit kombëtar në këtë rast ende nuk është testuar në gjykatë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Mungesa e uniformave për kadetët e rinj, Kurti ia lë fajin Ministrisë

Mungesa e uniformave për kadetët e rinj, Kurti ia lë fajin Ministrisë

Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro – aktakuzë për fajde në Prizren

Mbi 400 mijë euro kamata, kërkuan edhe shtëpinë e lokalet në vlerë 1 milion euro – aktakuzë për fajde në Prizren

UNI-UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE ORGANIZON KONFERENCËN MBI VLERËN E SHTUAR TË ARSIMIT DUAL NË KOSOVË: URËLIDHJE MES UNIVERSITETIT DHE TREGUT TË PUNËS

UNI-UNIVERSUM INTERNATIONAL COLLEGE ORGANIZON KONFERENCËN MBI VLERËN E SHTUAR TË ARSIMIT DUAL NË KOSOVË: URËLIDHJE MES UNIVERSITETIT DHE TREGUT TË PUNËS

Trump nënshkruan urdhër për ruajtjen e Zyrës Ovale si monument kombëtar | Momenti